Dinamo ndërhyn në merkato. Blutë kanë nënshkruar me mesfushorin Fjoart Jonuzi, i cili vjen nga skuadra e Tiranës.

Transferimi i Jonuzit në anën tjetër të kryeqytetit ka qenë dëshirë e madhe e trajnerit Daja, me teknikun që beson shumë te aftësitë e këtij lojtari.

Postimi:

Fjoart Jonuzi është zyrtarisht lojtar i FC Dinamo City.

Mesfushori që deri në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e KF Tiranës, ka firmosur ditën e sotme dhe ka dalë menjëherë në stërvitje me ekipin, nën urdhërat e trajnerit Daja.

Më herët, 28-vjeçari ka qenë pjesë e klubeve të Kukësit, Laçit dhe Vllaznisë në superiore.

Mirësevjen Fjoart

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb