Komisioni i Sigurisë ka thirrur sot në një seancë dëgjimore ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi ku prezantoi buxhetin për këtë vitin 2022.

Ky i fundit gjatë fjalës para të pranishmëve, theksoi se është parashikuar që të ketë një rritje pagash prej 30% për të gjithë personelin. Sipas tij, kjo është një rritje historike e pagave, ku do të përfitojnë nga ushtari më i thjeshtë deri te gjenerali.

Duke u ndalur te situata që kaloi në verë Shqipëria, ku u regjistruan disa vatra aktive zjarri, që vunë në rrezik dhe dogjën pyje dhe kullota, Peleshi tha se;

“Duhet ta pranojmë që s’jemi aty ku duhet për sa i përket gatishmërisë. Qoftë të mjeteve ajrore, detare dhe mirëmbajtjes. Nuk po e them për justifikim por nuk ka receta se cila është rruga më e mirë e mirëmbajtjes. Sot që flasim, kemi nivele jo të mirë të gatishmërisë sidomos në forcat ajrore, sepse disa nga kontratat e mirëmbajtjes nuk kanë performuar siç duhet. Nuk janë përgjigjur operatorët në kohë, disa nuk janë përgjigjur fare. Po tentojmë që ta delegojmë në struktura më të organizuara. Apo ta dërgojmë tek strukturat e NATO-s. Kemi nisur me një helikopter, ka ecur shumë mirë deri tani. Po përgatisim dy të tjerë t’i çojmë në NATO që t’i bëjnë ata prokurimet tona dhe jo ne. Kishin çmime goxha konkurruese sesa ato që kemi marrë vetë. Duam të punojmë edhe për të ngritur siç duhet kapacitetet e brendshme të mirëmbajtjes. Duhet të bëhet me forcat tona, se po them një term të vjetër.”.

Po ashtu Peleshi tha se për Emergjencat civile është akorduar buxheti me një vlerë prej 20 milionë dollarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: