TIRANE- Kush janë ngjarjet më të bujshme kriminale që shënuan vitin që po lëmë pas? Gazetari i kronikës Spartak Koka i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News 24 ka risjellë në vëmendje disa prej vrasjeve, atentateve dhe krimeve të tipit mafioz nga Vlora në Tiranë, të mbushura me mister dhe ende të pazbardhura.

Ndërsa në Vlorë ishin disa, në Tiranë Koka cilësoi vrasjen e komisarit Artan Cuku si më të bujshmen e këtij viti, krim që tregon se sa të pambrojtur ndjehen drejtuesit e lartë të kupolës së policisë përball krimit, pasi edhe pse Cuku nuk ishte në detyrë, u provua që vrasja e tij ndodhi për shkak të detyrës.

Si është raporti me ngjarjet e zbardhura dhe të pazbardhura. E kam fjalën për ato që kanë mbetur pa autor?

Vlora është nga qytetet me numrin e ngjarjeve më të larta të pazbardhura, por jo të vrasjeve. Një nga to është vrasja e Roland Salihu dhe Erven Hyseni, ish-drejtori i OSHEE dhe pronari i një tv lokal në Vlorë, ajo e një shtetasi nga Tropoja, vrasja në Lungomare, atentati që i është bërë familjes Llanaj, shpërthime me eksploziv ngjarje të tipit mafioz. Është bërë një punë e mirë në drejtim të zbardhjes së vrasjes së Artan Cukut ku ekzekutori është arrestuar, porositësit e vrasjes janë në kërkim ndërkombëtar. Mbetet për tu zbardhur vrasja e ish shefit të krimit ekonomik në policinë e Tiranës i ekzekutuar në Sukth me mikun e tij, Ervin Dalipaj. Një ngjarje që bëri bujë në muajin prill, kur mw datë 25 u ekzekutua në një automjet tip “Audi” teksa dilte nga një servis bashkë me mikun e tij pas u akuzua si bashkëpunëtor në rrëmbimin dhe ekzekutimin e shtetasit Gazmend Çollakut. Kemi edhe shtetasin Juxhin Dautaj që mendohet të ketë qenë shënjestra e atentatit për shkak të aktivitetit kriminal që ka pasur dhe për shkak të një vrasje qe ka bërë në qytetin e Vlorës.

Cila konsiderohet si ngjarja më e bujshme në Tiranë? Për policinë ka pasur edhe akuza për ngjarje të pa raportuara, nuk e kam fjalën për vrasje…
Tirana ka pasur disa ngjarje atentate plagosje, kurse për vrasjet s’ka se si policia ta fshehë. Ajo që vihet re, ngjarja më e bujshme është ngjarja e Tiranë ku më 8 maj të vitit 2017 u ekzekutua kryekomisari Artan Cuku që s’ishte në krye të detyrës, por tregoi se vrasja e tij është bërë për shkak të detyrës si ish-drejtor i policisë së Vlorës dhe mënyra se si është bërë, porosia nga ka ardhur që është pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës të organeve ligj zbatuese që tregon se krimi ka aq potencial sa të ngrejë dorë mbi ish drejtues të Policisë së Shtetit që kanë shërbyer me devotshmëri ndër vite. Kjo ngjarje mund të jetë një risk edhe për drejtues të tjerë që janë përballur me banda apo organizata kriminale.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb