Policia e Korçës ka identifikuar autorin e telefonatës së rreme, që dha alarmin për vendosjen e një bombe në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo. Autori i kësaj ngjarjeje është 34-vjeçari Neim Behari.

Ky i fundit ndodhet i burgosur në Burgun e Drenovës, pasi akuzohet për vrasjen makabre të një taksisti, në vitin 2005. Por, gjatë kohës që ndodhej në burg, 34-vjeçari ka dhënë edhe një tjetër alarm. Neim Behari ndodhej i dënuar në Burgun e Fushë-Krujës me 24 vite burg për vrasjen e taksistit, kur kërcënoi përmes një telefonate se do të kryente akte terroriste.

Çfarë ndodhi më 20 mars 2005
Ngjarja ka ndodhur me 20 mars te vitit 2005, në fshatin Marinëz të Fierit, ku u gjet i vdekur taksisti Themi Qose, banues në qytetin e Lushnjës. I ndjeri ishte pronar i mjetit tip “Benz” me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar në qytetin e Lushnjës dhe pranë stacionit të trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qellim mbërritjen deri në fshatin Marinëz.

I pandehuri dhe viktima nuk kanë bërë pazar për shumën që duhej paguar për të shkuar atje. Pasi kanë dalë në rrugën dytësore, Behari i ka kërkuar taksistit 100 mijë lekë. Viktima s’ka pranuar duke kërkuar detyrimin për shërbimin prej 5 mijë lekësh. Ne kete moment i pandehuri ka ngritur zerin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar. Ne debat e siper 25-vjecari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjate rezistences se Qoses ka nxjerre thiken duke e qelluar ne fyt.

Edhe pas ketij veprimi Behari e ka goditur disa here te tjera viktimen. Krimi eshte pare nga deshmitari me inicialet A. A., qe kulloste bagetite aty prane. Sipas deshmitarit, kur i pandehuri ka pare se taksisti nderroi jete, i ka afruar makinen dhe e ka hedhur trupin ne portobagazh. Pasi ka ndezur serish mjetin, Behari ka shkuar afer nje kabine elektrike dhe ka nxjerre trupin e Themi Qoses duke e futur brenda ne kabine, por eshte pare nga deshmitari i dyte P. N., i cili ishte roje.

Me tej ka kercenuar rojen qe te largohej dhe vete i ka hipur makines per t’u arratisur. Pas vrasjes, Behari fshehu gjurmet e krimit I pandehuri Neim Behari ka udhetuar me makine drejt Beratit dhe kur ka mberritur ne fshatin e tij Lapardha, ka lare ne lume mjetin qe kishte njolla te gjakut te viktimes. Me force ka hequr targat e makines duke i flakur ne lume, kurse pjesa tjeter u gjet ne makine nga policia pas hetimeve. Mjeti eshte braktisur dhe 25-vjecari ka marre me vete edhe celularin e te ndjerit.

Ka lare rrobat me qellim qe te humbiste gjurmet e krimit, kurse gjate arrestimit jane sekuestruar edhe kepucet e te pandehurit ku u gjeten njolla gjaku. Nje tjeter prove ka qene edhe celulari i viktimes qe u sekuestrua nga agjentet. Ne vendngjarje u gjet trupi i viktimes dhe doreza e thikes se krimit, kurse tehu i saj u konstatua ne trupin e te ndjerit.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb