Në krizë rezultatesh dhe një renditje që tregon deri në këtë moment sezoni i Milan është një dështim i vërtetë. Për të ndryshuar situatën, klubi kuqezi sheh shpëtimin te merkato e dimrit dhe që tani ka një listë me lojtarët që do të kërkojë të vendosë në dispozicion të Stefano Pioli. Si fillim mendohet për mesfushën dhe emri më sugjestionues është ai i Granit Xhakës.


Xhaka Bd9ace92bcf3410f23f0c21d19e33dcdebac4daeb4a62f711088 1920x1080
Xhaka Bd9ace92bcf3410f23f0c21d19e33dcdebac4daeb4a62f711088 1920×1080

Mesfushori me origjinë shqiptare ka prishur çdo raport me Arsenalin dhe në janar do të largohet nga Londra. Për të forcuar më shumë këtë ide mendojnë mediat zviceriane. Vetëm një ditë më parë, televizioni “RSI” bënte të ditur se Xhaka ishte duke kërkuar një shtëpi në Milano. Ndërkohë, pas 12 javëve të para të Serie A, të gjithë kanë kuptuar se problemi më i madh i skuadrës kuqezi është goli. Piatek ka zhgënjyer, ashtu si Leao që ende nuk ka hyrë në mekanizmat e kampionatit italian.


Nintchdbpict000531145187 2
Nintchdbpict000531145187 2

Për këtë arsye kërkohen përforcime në janar. Në krye të listës është Mario Mandzukic. Kroati është mënjanuar nga Juventus, ndërsa transferimi te Milan do t’i lejonte atij një skenë protagonisti. Edhe Dris Mertens është një opsion që po merret seriozisht nga drejtuesit kuqezi, por sipas mediave italiane sulmuesi belg preferon të kalojë tek Inter.


5d70f89f2e22af62eb206a86
5d70f89f2e22af62eb206a86

Por ëndrra më e madhe e tifozëve kuqezi mban emrin e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez pritet të kthehet në Europë pas aventurës në kampionatin amerikan dhe kuotat për transferimin e tij te Milan janë rriur ndjeshëm javët e fundit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb