Politikania Floriana Garo erdhi në një rrëfim ndryshe për shikuesit e News24. Ajo tregoi për moderatoren Çenkuela Hasa vitet në politikë dhe xhelozitë brenda partisë.

“Zoti Berisha është një njeri me të cilin mund të punosh kollaj, është i sjellshëm, njerëzor, çdo gjë e kemi patur të hapur, kemi folur për pritshmëritë tona. Për mua ka qenë më e thjeshtë të jem krah tij, pasi ka qenë njeriu që kam vlerësuar më shumë. Kam mësuar prej tij por dhe më janë hapur dyert prej tij në parti se unë emrin tim e kam patur. Por kjo ka nxitur dhe xhelozi në fakt, ka patur xhelozi në parti dhe të llojit pse Floriana ka këtë vëmendje”- tha Garo për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb