Portali statistikor gjerman ‘Statista’ ka publikuar pak ditë më parë listën me 15 modelet e telefonave që lëshojnë më shumë rrezatim gjatë kohës që një përdorues kryen një telefonatë.

Për shumicën e njerëzve në ditët e sotme, telefoni i tyre i mençur është brenda mundësive në dorë 24 orë në ditë. Është në xhepin e tyre, ndërsa ata janë në punë, është në dorën e tyre rrugës së kthimit me tren në shtëpi dhe është pranë tyre kur ata shkojnë për të fjetur.

Me këtë nivel të afërsisë dhe përdorimit, shumë njerëz janë duke rrezikuar dëmtimin e tyre në një afat të gjatë.

Të dhënat e publikuara nga “Statista” janë bazuar në të dhënat e Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtje nga Rrezatimi.

Agjencia ka një bazë të dhënash të plota ku përfshihen të gjitha llojet e smartphone-ve, nga më të vjetrit deri tek më modernët, shoqëruar me nivelin e rrezatimit që transmetojnë.

Sipas listës së përpunuar nga Statista, telefoni inteligjent me nivelin më të lartë të rrezatimit është Mi A1 i kompanisë kineze Xiaomi, që kryeson listën, në të cilën 12 nga 15 celularët janë të kompanive si Huawei, ZTE ose OnePlus të gjitha me seli në vendin aziatik.

Megjithatë, të tjerë telefona të kategorisë së parë si iPhone 7 ose iPhone 8, të dy të Apple apo Sony Xperia XZ1 Compact, gjithashtu përfshihen në listën negative.

Sipas portalit gjerman edhe pse nuk ekziston një direktivë universale për nivelin e sigurt të rrezatimit, Blauer Engel, certifikimi gjerman për produktet dhe shërbimet që respektojnë mjedisin, miraton vetëm ato pajisje norma e përthithjes specifike të të cilëve është më pak se 0.60 wat për kilogram, një kërkesë që nuk i plotëson asnjë nga ata telefona që janë në listë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: