Dinamo e Zagrebit ka vendosur që të ardhurat e biletave nga ndeshja e djeshme kundër Varazhdinit dhe në derbin me Lokomotivën e Zagrebit t’i dhurojë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntori në Shqipëri.

Pray For Albania
Pray For Albania

Por jo vetëm në Kroaci, edhe në Rumani vijon solidarizimi me Shqipërinë. Superliga rumune para çdo ndeshjeje bën thirrje për dornacione për të prekurit e tragjedisë, ndërsa para ndeshjes më të rëndësishme të javës përballja mes Steuas së Bukureshit dhe Gaz Metanit, që u fitua nga vendësit 2-0, lojtarët pozuan me mesazhin “Pray for Albania”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb