TIRANE

Është përfolur vazhdimisht në media rreth rikthimit të Marina Vjollcës në ekran, mirëpo asnjëherë nuk është konfirmuar. Moderatorja i ka munguar ekranit prej 2 vitesh, por këtë sezon do të rikthehet me një format ndryshe nga ata që jemi mësuar ta shohim.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar sot një video të spotit të ri të emisionit, që me thënë të drejtën nuk jep shumë detaje sesi do të titullohet apo dhe se kur do të nisë.


Ajo që na ra në sy është paraqitja e Marinës, e cila duket si një shefe në detyrë në zyrën e saj në televizionin “Klan”. Moderatorja shfaqet në zyrë dhe më pas niset drejt stilistit të saj për t’u shndërruar në një zonjushë plot klas. Ajo më pas shfaqet në një skenë të madhe që mban inicialin e emrit të saj M, pas krahëve.

Me sa dinim para kësaj videoje, emisioni i Marinës do të titullohej “Kalanifornia Shoë” dhe bjondina bukuroshe do t’i bashkohej kastit të aktorëve të “Duplex”. Nuk e dimë nëse ky spot ka lidhje me këtë format apo bëhet fjalë për diçka tjetër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: