TIRANE
Spektakli i mbrëmjes së sotme në BBVK ka nisur me një lajm të keq për dy nga banorët. Me hapjen e zarfit të zi, u njoftua se aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka janë përjashtuar nga gara për shkak të thyerjes së rregullave të shtëpisë.
Sipas Vëllait të Madh, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimet seksuale ishin ndër arsyet kryesore që çuan në këtë masë drastike.
Këto veprime u cilësuan të papranueshme dhe në kundërshtim me normat e shtëpisë dhe etikën e spektaklit.
(BalkanWeb)