DELVINE- Policia e Delvinës ka ndaluar mësuesin Neshat Tepelena 58 vjec, i cili u denoncua për ngacmimin e një nxënëseje 11-vjecare në shkollën ‘Ali Hajdini’ në fshatin Kalasë të Delvinës. Mësuesi akuzohet për vepra të turpshme me të mitur. Kujtojmë se më herët mësuesi u pezullua nga detyra deri ne sqarimin e ngjarjes.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se rreth dy muaj më parë, 11-vjecarja me inicialet A.H., ka qenë duke pastruar klasën bashkë me një shoqen e saj në oborr kur aty shfaqet mësuesi. Ky i fundit i kërkon vajzës që të ngjitet lart në klasë. E mitura ka shkuar tek mësuesi, ndërsa ai e kishte puthur në faqe. Fill pas këtij episodi, vajza e traumatizuar ka shkuar në shtëpi dhe i ka rrëfyer episodin nënës së saj, ndërsa nga frika nuk pranonte të shkonte në shkollë. Ndaj, prindërit duke u bazuar tek dëshmia e vajzës, denoncuan mësuesin. Neshat Tepelena, i martuar dhe me fëmijë është paraqitur sot në komisariatin e Delvinës dhe ka dhënë dëshminë e tij, ndërkohë që polica po heton rreth rastit në fjalë.

Ndërkohë, përgjegjësi i zyrës arsimore në Delvinë, Pëllumb Qerimi tha se nuk kishin dijeni dhe informacione rreth sjelljes së mësuesit.

“Nuk ishim në dijeni, s’kemi pasur informacione. Më herët mësuesi nuk ka pasur probleme me etikën. Do të vihet në lëvizje komisioni i disiplinës. Do të ballafaqoj faktet me prindërit e vajzës. Drejtoria e shkollës nuk e pranon këtë skandal. Drejtoresha nuk kishte dijeni për këtë rast”, tha Qerimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: