Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA), ka njoftuar ditën e sotme se Amr Uarda, mesfushori i Kombëtares egjiptiane të futbollit, është përjashtuar nga skuadra për arsye disiplonore. Në njoftimin e shpërndarë nga EFA, bëhet e ditur se vendimi për ta lënë jashtë përfaqësueses dhe PAOK-ut për shkak të sjelljes së tij.
Vendimi erdhi disa ditë pasi Uarda e pa veten nën akuzë nga disa femra për shkak të ngacmimive seksuale on-line, midis të cilave dhe modelen anglo-egjiptiane Merhan Keler, e cila ka publikuar mesazhet e turpshme.
Jo vetëm Keler, por mjaft femra kanë publikuar mesazhet e Uardës, i cili bëhej agresiv kur refuzohej nga to. Uarda mori pjesë në ndeshjen e parë të Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku mposhtën Zimbabven me rezultatin 1-0.
(Balkanweb)