KORCE-Një 30 vjecar nga Bilishti është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar një të mitur.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, Fatos Shoshari, 30 vjeç, banues në Bilisht.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas, ka ngacmuar seksualisht shtetasen M.N, 13 vjeç. Kallëzimin pranë Komisariatit të Policisë Devoll, e kanë bërë familjarët e të miturës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: