Nga Brikena Metaj
Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë në burg pa afat mësuesin e shkollës “Ali Hajdini”, në fshatin Kalasë të Delvinës, Neshat Tepelena, që ngacmoi seksualisht të miturën në Sarandë.

60-vjeçari ka dalë sot para gjykatës së apelit e cila ka hedhur poshtë pretendimet e palës mbrojtëse se arrestimi i tij ishte kryer pa prova.

neshat-tepelena

Kryesuesi i seancës Artan Banushi ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Kërkesa për “burg pa afat” është bërë në seancën e sotme nga prokurori Alfred Agolli.

Neshat Tepelena u arrestua në fillim të muajit maj pas akuzave publike për ngacmime seksuale ndaj 2 vajzave të moshës 11 dhe 10 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb