SHKODER

“BalkanWeb” ka siguruar videon nga shoqërimi i efektivit në Shkodër, për ngacmimin e studentes së Juridikut. Rasti në fjalë u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije për “BalkanWeb” se efektivi po jep deklaratën e tij për rastin, duke mohuar se ka tentuar të dhunojë apo abuzojë me studenten.

Sipas të njëjtave burime, efektivi i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, studente e juridikut dhe ia ka shprehur këtë gjë. Por kur ajo e ka refuzuar e ka kapur për krahu dhe vajza është trembur për shkak të armës së shërbimit që mbante efektivit. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës policie të moshës rreth 25-26 vjeç.

Kujtojmë se ky rast vjen një ditë pas publikimit të një videoje në media, ku një efektiv policie ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb