TIRANË

Policia e Shkodrës arrestoi pak orë më parë specialistin e policimit në komunitet në zonën e Gruemirës në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti.

Ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur 15-vjeçare. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar me tone të ashpra deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili shprehet se ky është rasti më flagrantë se si funksionon shteti.

Me anë të  një statusi në rrjetin social “Facebook”,  Spahia jep detaje të tjera për Barjakurtin. Ai shprehet se i arrestuari  ishte i prekur nga dekriminalizimi, por u rikthye  sërish në detyrë nga persona me influencë brenda Partisë Socialiste.

“Rasti i Malesise se Madhe eshte rasti me flagrant se si funksionon sot shteti. Shefi i komisariatit Berhan Bajrakurtaj i larguar nga dekriminalizimi kthehet ne detyre nga personat me te rendesishem politik te Partise Socialiste te Malesise se madhe.

Sigurisht qe ish komisioneri i PS ne zgjedhjet e qershorit 2015 ishte i domosdoshem per mazhorancen e lidhur me krimin. Eshte e tmerrshme dhe thellesisht kriminale perpjekja e kupoles se policise se Malesise se Madhe dhe Policise se Shkodres per ta mbuluar kete ngjarje nepermjet kercenimeve te denoncuesve. Tashme eshte bindje e thelle qe ky eshte modeli dhe standarti i “rilindjes”. Duhen zhdukur nje ore e me pare kjo bande e neveritshme kriminale.

#16Shkurt#LargojmeTeKeqen”, shkruan ai.

(N.M/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: