SHBA- Është e vështirë të dish nëse je duke bërë gjënë e duhur në rolin tënd si prind. Besoj që ju keni si qëllim ti mësoni fëmijëve tuaj të dinë të dallojnë të drejtën nga e gabuara dhe kur ata e kanë humbur rrugën e drejtë.

Këtë ka dashur të bëjë dhe Timothy Robenhorst me djalin e tij.

Kur Timothy mësoi se djali i tij Kayden kishte ngacmuar një shok klase, ai mori masa të menjëhershme. Dënimi që vendosi për të birin nuk ishte i lehtë.

Përveçëse u detyrua ti kërkonte ndjesë publike shokut që kishte ngacmuar tij, ai tani zgjohet që në 04:30 të mëngjesit për të bërë ushtrime fizike. Pas kësaj, ai gjithashtu duhet të ndihmojë të atin për punë të ndryshme në shtëpi.

Por dënimi nuk përfshinte vetëm lodhjen fizike. Babai Kayden është i mendimit se ngacmimi ka një efekt emocional dhe psikologjik, prandaj duhet dënimi. Kayden u detyrua të pozojë në këtë foto, madje ta bëjë edhe foto profili.

Djali mban në duar një pankartë me këtë tekst: Rregulli i im i artë është të mos ngacmoj askënd në shkollë, përveçëse me ata që më ngacmojnë të parët. Të mos sulmosh biri im, është një veprim pozitiv, jo negativ. Ju lutem mos nguroni ta shpërndani këtë postim. I kërkoj fale djalit në klasë”.

djali

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: