KOSOVË

Një serb është arrestuar ditën e sotme në Leshak të Mitrovicës së Veriut. Lajmi është konfirmuar  nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje shtesë.

Mediat kosovare raportojnë se shtetasi serb  dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura të komunitetit serb.

Prokuroria menjëherë është vënë në lëvizje, ndërsa ka nisur puna për të hetuar rastin në fjalë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb