Një grua që shëtiste përgjatë bregut të një lumi, në Gjermaninë Veriore, ka gjetur një pajisje ndezëse që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Gruaja 41-vjeçare e gjeti këtë material në rërën e lagësht, ndërsa ajo ishte duke ecur përgjatë bregut të lumit Elb në Hamburg.

Duke menduar se copat e fosforit mund të ishin gurë të çmuar, gruaja i vendos ato në xhepin e xhaketë së saj.

“Kur pjesa e fosforit u tha plotësisht, ajo u ndez duke i vënë zjarrin xhaketës”, njoftoi policia duke shtuar se gruaja nuk ishte plagosur gjatë incidentit.

Autoritetet kryhen disa kërkime për gjetjen e materialeve të tjera të fosforit në zonë, por rezultuan të pasuksesshme.

Fosfori i bardhë digjet në 1 300 gradë Celsius dhe krijon një lloj zjarri që nuk mund të shuhet me ujë.
Grimcat inkandeshente mund të prodhojnë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb