Një anije lundrimi luksoze ka shpëtuar dhjetëra emigrantë që po përpiqeshin të arrinin në ishujt Kanarie spanjolle me një varkë peshkimi që kishte ngecur në det të trazuar thanë të enjten autoritetet spanjolle.

Arkipelagu është bërë pika kryesore e hyrjes në Spanjë për migrantët e paligjshëm nga Afrika në vitet e fundit, dhe rruga është gjithashtu më vdekjeprurëse.

Grupi për të drejtat e migracionit Walking Borders tha javën e kaluar se rreth 5,000 migrantë vdiqën në det në atë rrugë në pesë muajt e parë të 2024.

Mjeti lundrues pikasi varkën që po lëvizte 815 km në jug të ishullit të Tenerife të mërkurën dhe u dha ndihmën e parë migrantëve.

Përveç emigrantëve që u shpëtuan raportohet se nga varka u nxorën 3 trupa të pajetë, ndërsa dy emigrantë të tjerë besohet se u mbytën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb