Ish kreu i Apelit, Shkodër Fuat Vjerdha prononcohet për herë të parë për mediat pas shkarkimit nga vetingu. Ai thotë se vendimi për ta shkarkuar është i padrejtë.

Vjerdha tha se reforma në drejtësi nuk mund të bëhet duke dhënë vendime të tilla.

“Mendoj se vendimi për shkarkimin tim është i padrejtë për mënyrën si u dha ky vendim administrativ i KPK. Unë dua të jem i qartë për publikun. Që në fillim kam qenë mbështetës i reformës në drejtësi. Çështja e Sokol Mjacaj, nuk ka qenë një dosje në short për ta gjykuar. Vendimi për çështjen Mjacaj ka qenë një gjykim model dhe kemi krijuar një bindje se Sokol Mjacaj nuk e ka vrarë 13 vjeçarin. Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që ka dhënë vendimin për të, duke krijuar bindjen se Mjacaj nuk është autori i vrasjes së 13 vjeçarit. Shkarkimi im është në shkelje të ligjit dhe nuk bëhet me të tilla vendime reforma në drejtësi”,- thotë Vjerdha.

Duke iu referuar rasteve me kleçkë që ka gjykuar, Verdha thotë ndër të tjera se ai ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka anuluar vendimin ëpr lirimin e Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut, i përmendur edhe në përgjimet e fundit të “Bild”.

“Pas shkarkimit tim nuk kam patur presione nga askush sepse jam i pastër në vendimet e mia. Në 2008 unë kam qenë një ndër anëtarët e gjykatës që kam anuluar vendimin për lirimin e Asrit Avdylaj”,- thotë ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb