Në një lëvizje të paprecedentë, administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës si edhe Dhomës Penale ka pezulluar punën dhe ka hyrë në bojkot të përgjithshëm, duke bllokuar shërbimet dhe proceset gjyqësore në shenjë revolte për çështjen e pagave të bllokuara.

Bojkoti vjen në vazhdën e reagimeve për ngërçin e pagave të bllokuara të muajit gusht.

Ky reagim vjen si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme me ekzekutivin për zbatimin e vendimeve mbi pagat dhe trajtimin financiar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb