TIRANE

Presidenti i Republikës Ilir Meta njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimin, që mesditën e së enjtes shkaroi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetutese Besnik Muçi.

Në takimin që kreu i shtetit pati me Muçin, sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit i ka kërkuart të vlerësojë mundësinë për të riparë qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.


Presidenti Meta ka bërë të qartë se është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur menjëherë vakancën e krijuar pas vendimit të KPA-së për gjyqtarin Muçi, për të hapur thirrjen e re për aplikim.


Presidenca sqaron se Besnik Muçi, është shprehur se procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues. Madje ai ka thënë se do kërkojë drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.


Pavarësisht situatës së krijuar, Muçi ka garantuar Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb