Policia ka publikuar një njoftim zyrtar në lidhje me atë që po ndodh në zonën e Astirit.

Blutë bëjnë me dije se ka qenë telefonata e një vajze ajo që ka vënë në lëvizje policinë.

Qytetarja ka pretenduar se është dhunuar nga disa persona, ndërsa momentalisht ndodhet në banesë dhe nuk pranon të hapë derën për forcat policore.

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb