TIRANE- Pas vrasjes së 35-vjeçarit në Bularat të Gjirokastrës, ka reaguar menjëherë edhe shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, kryeministri Rama thekson se në vend që ta quajë të papranueshme humbjen e jetës së një të “Fandaksuri”, i cili qëlloi me armë ndaj policisë, Greqia duhet t’i bashkohet Shqipërisë për t’u lutur dhe falënderuar zotin për jetët që shptuan sot nga shkëmbimi i zjarrit.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, thuhet në reagim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb