Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka denoncuar sjelljen e policisë, pasi pretendon se përfaqësues të saj nuk janë lejuar që të protestojnë në ceremonia përkujtimore të të rënëve grekë në luftën italo-greke të viteve ’40. Përmes një reagimi për mediat, PDIU thekson se dënon ngjarjen në fjalë që ndodhi sot në Këlcyrë.

Po ashtu PDIU ka reaguar edhe lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi sot në Bularec të Gjirokastrës, ku një person hapi zjarr ndaj makinës së policisë dhe tashmë është në kërkim. “Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare”, thuhet në reagim. Sipas PDIU Kostandinos Kaçifa, është ekstremisti i Agimit të Artë.

REAGIMI I PDIU
Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojnë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremistëve të Agimit të Artë. Policia nuk u jep leje patriotëve shqiptarë që të protestojnë për fyerjet që u bëhet të gjithë shqiptarëve me varrezat greke në Këlcyrë dhe bërjen e tyre vend pelegrinazhi për esktremistët grek të vorio-epirit. Patriotët shqiptarë si Elida Jorgoni kanë të gjithë të drejtën për të protestuar dhe ndalohen e arrestohen padrejtësisht nga Policia.

PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër. Si është e mundur që disa shqiptarë patriot, të ndalohen të protestojnë në territorin e tyre në Këlcyrë, ndërkohë që në Gjirokastër lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatinos Kacifas, të qëllojë Policinë e Shtetit. Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje që ekstremisti i Agimit të Artë të arrestohet nga Policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb