TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi pak kohë më parë në Elbasan, ku një mjet i blinduar përplasi mjetin e nëndrejtorit të policisë së këtij qarku.

Rama e cilësoi këtë ngjarje të shëmtuar dhe të papranueshme, ndërsa nuk kurseu sulmet për prokurorët dhe gjykatësit.

“Nuk kishte gjë më të shëmtuar se ajo video që erdhi nga Elbasani. E papranushme. Nëse këtu në Shqipëri do kishte prokurori dhe gjykatës në lartësinë e betejës dhe detyrës, s’do ndodhte kështu. Për ta mbyllur, së pari çdo drejtues, çdo punonjës policie që nuk është përzier me krimin, të mbajë kokën lartë dhe do të jetë i garantuar dhe i mbështetur fuqimisht, për të mbajtur lartë flamurin e Policisë së Shtetit që nuk e ul dot asnjë furtunë balte. Vettingu nuk bëhet për ata që janë shërbëtor të uniformës, por për ata që e kanë përbaltur uniformën. Policia të vendosi çmim për kokën e të shpallurve në kërkim, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: