Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të Elbasanit ku mbetën të vrarë tre persona, Endrit Alibej, 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç nga Elbasani dhe viktima i tretë një shtetas turk i identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç.

Mësohet se Endrit Alibeaj ka lidhje farefisnore të afërt me Arben Dylgjerin. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Dylgjeri ishte xhaxhai i 34-vjeçarit Alibej.

Krimi i trefishtë ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.

(n/b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb