Policia e Tiranës ka arrestuar dy autorët e ngjarjes në Kamëz disa ditë më parë  ku  kushërinjtë Marjo Boja dhe Ersjon Boja, 26 dhe 30-vjeç  goditën me sende të forta  një 38-vjeçar.

Bëhet me dije se pas arrestimit, Prokuroria vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb