TIRANE- Vrasja e dy turistëve çekë në Dukagjin, ka prekur zemrën e shumë shqiptarëve të cilët kanë e kanë shprehur këtë gjë në rrjetet sociale. Akademiku Artan Fuga ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prekal në Shkodër, ku një natë më parë u vranë dy turistët çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 35 vjeç.


Në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Fuga shkruan se dy turistët çekë nuk u vranë për grabitje.


“Naivitet të mendosh se dy turistët çekë i vranë për t’i grabitur. E para se grabitësi nuk është vrasës përgjithësisht, e dyta se vrasësi përpiqet mos leri gjurmë, e treta se çfarë ka për të vjedhur të dy turistë të shkretë. E katërta sepse zona është e interesuar mos ketë të tilla ngjarje. Pra unë mendoj se nuk është motivi grabitja, por lojëra të tjera shumë më të rrezikshme, viktimë e së cilës ranë dy të rinjtë çekë. Pika mikpritjes sonë hipokrite dhe e gënjeshtërt…”, shkruan Fuga.


(el.sp/BalkanWeb)