Identifikohet autori i plagosjes së efektivit të policisë sot në Fushë Arrëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosur me thikë Gezim Osmanaj, ndërsa autor i dyshuar është 32-vjeçari Mikel Lleshaj. Bezat raporton për “BW” se Lleshaj është person me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes, dhe është konfliktuar me policin me pretendimin se nuk donte te shikonte efektiv.
Mësohet se ai ka qenë afër qendrës se votimit, dhe nuk i përket ndonjë subjekti politik. Policia po punon për kapjen e autorit.
Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(BalkanWeb)