VLORË

Teksa minuta kalojnë të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e sotme në Vlorë. Policia e Vlorës njofton se një 36-vjeçar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai rezulton si person i njohur për Policinë e Shtetit pasi më parë ishte dënuar për vrasje.


I plagosuri, Elius Thartori rezulton i dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.


Njoftimi zyrtar:

Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se  është plagosur me armë zjarri . Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: