Policia njofton se është arrestuar autori i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Vorë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre personat e tjerë që u përfshinë në konflikt.

Nga konflikti  mbetën të plagosur tre persona, njëri me armë zjarri dhe dy të tjerë me sende të forta.

Njoftimi: 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin O. P., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve B. B., 32 vjeç, R. L., 38 vjeç, dhe M. U., 37 vjeç. Ditën e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, dhe janë konfliktuar me shtetasit A. M., F. M. dhe Xh. Sh. Gjatë konfliktit, shtetasi B. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. Sh., ndërsa shtetasit F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: