PSG u mposht në shtëpi pas plot 2 vitesh. Ishte Rene ajo që i prishi pathyeshmërinë gjigandëve francez në ndeshje e kampionatit. Humbja e fundit e skuadrës së Emeri në shtëpi datonte në mars të vitit 2016-të.

Bourigeaud dhe Hunou ishin autorët e golave që i dhuruan fitoren skuadrës së Lamushi e cila siguroi vendin e 5-të dhe shanset për pjesëmarrjen në Europa Ligën janë të mëdha. Një humbje pa pasoja për vendasit, të cilët e siguruan fitimin e titullin kampion shumë kohë më parë. Humbja e sotme ishte e 3-ta në total në këtë kampionat për skuadrën e PSG-së.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-ngjarje-e-jashtezakonshme-ne-kampionatin-francez-psg-mposhtet-ne-shtepi-pas-2-vitesh/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb