Bota e sportit është tronditur ditën e sotme teksa ka marrë lajmin se 25-vjeçarja Margarita Plavunova është gjendur e pajetë. Trupin e pajetë të atletes së njohur ruse e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit në Morshanski, qytet në Oblastin e Tamblovit. Plavunova gjendej e shtrirë në anë të rrugës në një zonë të blertë.

Rusja
Rusja

Atletja ruse, që njëkohësisht ishte dhe një modele, po kryente përgatitjet për garat e ardhshme kombëtare në Rusi. Sipas trajneres së saj, Elena Melnikova, Margarita ka vdekur pas një ataku kardiak teksa po kryente stërvitjen ditore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb