Një i moshuar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij, në fshatin Shumbat të Dibrës.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se viktima Xheladin Mandri 68 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë.

Vendimi i vetëvrasjes mendohet se ka ardhur nga gjendja e rëndë psikologjike. I moshuari jetonte i vetëm në banesë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb