ITALI


Një shqiptar 52 vjeç u arrestua nga karabinierët në San Giorgio Jonico, pasi ka goditur me thikë në bark gruan e tij. Ai ishte në “arrest shtëpie” për prostitucion dhe pasi është zënë me bashkëshorten për arsye banale, e ka goditur atë me thikë në bark.


Mediat italiane shkruajnë se gruaja u dërgua menjëherë në spital, ku po kurohet e është jashtë rrezikut për jetën. Burri është dërguar menjëherë në paraburgim.


Mësohet se burri i arrestuar ka qenë shpesh herë problematik me ligjin. Karabinierët e pranishëm në vendngjarje thanë se gruaja ishte me fat që shpëtoi, pasi ngjarja mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për jetën e saj.

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: