GREQI-Ministri grek i Drejtësisë pranon se ishin kushtet në burgjet greke, që çuan në ngjarjen e rëndë të 3 ditëve më parë, kur të burgosur shqiptarë e arabë u përleshën me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe viktima. Nga përleshja me thika artizanale humbën jetën 2 të burgosur pakistanezë, 35 dhe 30 vjeç,dhe u plagosën 18 të tjerë për shkaqe që ende nuk dihen.

Ministri grek i Drejtësisë Nikos Paraskevopulos shkoi menjëherë në vendngjarje dhe shprehu keqardhjen për vdekjen e dy të burgosurve dhe plagosjen e të tjerëve. “Shkaku i përleshjes nuk është zbardhur ende, por po zhvillohen hetime.

Megjithatë është e qartë se rëndësi nuk ka vetëm shkaku konkret, por edhe kushtet që shpunë në një ngjarje të tillë; mbipopullimi i burgjeve në kombinim me mungesat e personelit në burgje, që i shumëfishojnë tensionet”, deklaroi ministri, duke shtuar se ligji 4322/2015 që u votua para disa ditësh, do të ndihmojë sa më shpejt në përmirësimin e kushteve të burgut, me lirimin e të burgosurve që përfitojnë nga dispozitat e reja.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: