TIRANE- Kryetari i Partisë Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela, ka ironizuar anëtarët e këshillit bashkiak të PD-së në bashkinë e Tiranës dhe njëherazi kryetarin e Partisë Demokratike. Në profilin e tij në facebook, Ngjela i quan ‘injorantë’ këshilltarët e djathtë duke i dalë në krah kryebashkiakut Veliaj, ndërsa deklaratat e kreut të PD-së, i quajti ‘humor të çmendurish’.

“I dëgjova në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë të Tiranës. Ishte një humor i shkëlqyer për këtë fund viti. “Injorantët” e Partisë Demokratike folën budallallëqe. Njëlloj si kryetari i PD, që dëgjova se do arrestonte ministrat. Humor të çmendurish. Janë çmendur nga frika e reformës në drejtësi. Ata të Këshillit të Bashkisë ishin më karagjozë. Veliaj u tall me injorancën e tyre dhe mirë ua bëri. Kam qeshur. Ishte një lojëvënie e budallenjve.

Kështu duhen trajtuar budallenjtë: duhen tallur…se, po t’i marrësh seriozisht, bie në nivelin e tyre. Veliaj e paska kuptuar shumë shpejt që injorantët që mendojnë se dinë gjithçka, duhen vënë në lojë me humor për injorancën e tyre. Po qesh ende me humorin e Këshillit të Tiranës”, shprehet Ngjela.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: