Teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”, avokati Spartak Ngjela kritikoi zëvendës-kryeministrin, Erion Braçe për pamjen e tij duke e quajtur jo serioze. Pas kritikave, Braçe ka reflektuar dhe ka shkuar tek berberi për të bërë ndryshimin e papritur.
Zëvendës-kryeministri ka postuar në rrjete sociale një foto me berberin dhe shkruan se e ka bërë këtë ndryshim pas vërejtjes së Ngjelës.
“Pas verejtjeve per pamjen jo serioze dje duke nisur nga verejtja e avokat Ngjeles, sot tek mjeshtri per te ndryshuar dhe respektuar te gjithe, mjeshtrat punetore se pari”, shkruan Braçe.