TIRANË

Avokati dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela ka folur sonte në emisionin “A show” të Adi Krastës në News24 për zhvillimet e fundit në vend, duke nisur me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Ai tha se Cakaj nuk mund të jetë ministër i Jashtëm, por Rama po, duke i shpjeguar nga ana juridike kompetencat e ministrit.
“Njeri i vogël në moshë. Nuk mund të jetë ministër i jashtëm. Kryeministri Rama mund të jetë sipas traditës sepse ju nuk e dini se çdo të thotë ministër juridikisht. Është kompetenca e deleguar e kryeministrit. Presidenti shqiptar ka pasur raste të tilla. Nano nuk e bëri. Të shikojmë si do reagohet”, tha Ngjela.

Ngjela
Ngjela

Lidhur me taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë, Ngjela e quajti të drejtë dhe doktrinë amerikane.
“Të ecim me logjikë. Taksa 100% është doktrinë amerikane. Serbia i paguante çmimet që të shkatërronte tregun kosovar, siç bën Greqia. Këto janë dy vendet që godasin Shqipërinë dhe Kosovën se dhe Kosova është Shqipëri. Erdogani vajti ta shpëtonte, ku hyn ajo. Dopingun e bënte për Kosovën”, tha Ngjela.

Ai kritikoi Ramën për gjuhën e përdorur me Presidentin.
“Rama ka gabuar me Presidentin. Nuk flet ashtu kryeministri. Këta nuk e dinë çfarë është shteti. Kanë ardhur me sandale dhe me pallate”, tha ai.
Edhe më i ashpër është treguar Ngjela, kur tha se socialistët dëmtohen nëse nuk e rrëzojnë Ramën, që sipas tij nuk e do Perëndimi.
“Socialistët dëmtohen nëse nuk rrëzojnë Ramën. Mekanizmi votë. Gjithë rreziku i tyre vjen nga ekzistenca Rama. Ekzistencën Rama nuk e pranon Perëndimi. Perëndimi nuk e pranon Ramën”, deklaroi Ngjela.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb