TIRANE

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar sot mbajtjen e Kongresit nga Partia Socialiste.

Ngjela tha se punimet e Kongresit ishin një “punizëm i pastër”, duke shtuar se në një demokraci liberale nuk mund të ketë të tillë kult individi për kryeministrin.

Sipas tij, në Kongres ishte i njëjti ritëm, madje “e njëjta emfazë e një entuziazmi agresiv, njëlloj si Partia Terroristë e Punës”.

Në postimin e tij Ngjela nuk lë pa komentuar edhe aksionin politik të opozitës së bashkuar.

Postimi i Ngjelës:

Sapo dëgjova dy apo tre diskutime në Kongresin Socialist. Ishin që të tre ministra hajdutë. Të tre ishin mësuar që të thoshin “me në krye Edi Ramën”. Një punizëm i kulluar ky. Ku mund të ketë në një demokraci liberale kult të kryeministrit! Turp.

Njëlloj: i njëjti ritëm, e njëjta retorikë, madje dhe e njëjta emfazë e një entuziazmi agresiv: njëlloj si Partia Terroristë e Punës.

Suksese të mëdha!!! Gënjeshtra.

Ata të parët, punistët terroristë, sokëllinin për të fshehur terrorin, frikën dhe varfërinë ekstreme që kishin ndërkallur në Shqipëri; kurse këta socialistë, vjedhës, sokëllijnë me gënjeshtra për të fshehur vjedhjen gjigande që iu kanë bërë shqiptarëve në Shqipëri.

Kjo është arsyeja në ngjashmëri e këtyre me punizmin. Por ta dinë dhe ta besojnë, të gjithë ata shqiptarë të dëshpëruar që po i neverisin sot: këta vjedhës ordinerë nuk do të shpëtojnë dot. Do përgjigjen penalisht dhe do ta dorëzojnë gjënë e vjedhur, që të gjithë.

Njëlloj si edhe ata të tjerët që kanë dalë në rrugë për të shpëtuar historinë e korrupsionit gjigand në Shqipëri, pjesëtarë të të cilit kanë qenë vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb