Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga Nisida Tufa tha se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor.

Ngjela shtoi se edhe vetë Rama ka pranuar që të ndryshohet data 30 qershor, por nuk kanë pranuar ndërkombëtarët, pasi janë të vendosur të mbahen zgjedhjet siç është parashikuar më herët.

“Data 30 qershor është një datë që nuk mund të lëvizë, sepse ne bëjmë pjesë në një organizëm politik perëndimor, jemi anëtar i NATO-s Ndryshimi i 30 qershorit është thirrje për anarki. Mbajtja e datës është thirrje për të mos pasur anarki.

Rama ka thënë se edhe mund të ndryshohet. Mirëpo, ndërkombëtarët nuk janë dakord për ndryshim të datës, sepse fiton anarkia. Çdo gabim ka kosto, ky është koncepti pragmatik. Koston e paguan popullin që nuk hyn në zgjedhje. Këta parti kanë menduar se do të krijonin përshtjellim social, por nuk ka krijuar problem të madh”, deklaroi Ngjela.

Më tej, avokati nënvizoi se Partia Demokratike duhet të ndryshojë lidershipin në rast se do një politikë të pranueshme për ndërkombëtarët.

Data 30 qershor mund të ndryshojë vetëm me ndryshimin e elitës politikës në PD. Kështu ndërkombëtarët do të pranonin këtë gjë. Problemi është lidershipi i PD që kërkon të krijojë përshtjellim antikombëtar në Tiranë. Nuk e ka përkrahur asnjë ndërkombëatr deri tani. Nuk e pranon perëndimi optikën e presidentit.

Nuk ka kompetencë presidenti të shfuëzojë dekretin e tij, sepse ka dhënë pasojë juridike. Njëherë që e ka bërë Nishani, e ka bërë brenda Kushtetutës, se ishte muaji i fundit. Do tregojmë njëherë se nuk shkelim Kushtetutën dhe të lëmë pas anarkinë. Zgjedhjet nuk mund të quhen të vlefshme ose jo nga mendimi personal i politikanëve.  Dryshimi i 30 qershorit s’mund të bëhet pa vendim gjykate.  Kostoja e dëmit ulet duke ndryshuar lidershipit”, tha Ngjela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: