Avokati Spartak Ngjela u shpreh në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Nees24, se Reforma në Drejtësi do të eliminojë klasën aktuale politike.

Duke folur për procesin e integrimit, avokati tha se ky proces tregoi se Shqipëria është një vend i interesit të madh, pasi SHBA, Gjermania dhe Brukseli dolën pro. Ndër të tjera, ai shtoi se nuk i duhet fare të analizojë sa vlerë kanë lidershipët shqiptarë, pasi sipas tij, të dy palët janë në nivel shumë të dobët.

“Shqipëria është një vend i interesit të madh, sepse u refuzua hapja e negociatave, tre janë elementë, që mbaj unë: Gjermania tha janë kushtet të plota, SHBA tha se janë kushtet të plota dhe PE bëri rezolutë pro futjes së Shqipërisë. Pra, nuk më duhen fare mua të analizoj sa vlerë kanë lidershipët në Shqipëri, të dy palët janë në nivel shumë të dobët. Por kemi një shpresë që është Reforma në Drejtësi.

Dhe çfarë është kjo reformë? Eliminimi i klasës aktuale politike në vend. Ka një Gjykatë të Posaçme dhe një Prokurori të Posaçme, ne këto po presim. Kur të fillojë puna e këtyre do të shikojmë kush është, kush do jetë dhe kush nuk do jetë. Pra, është Uashingtoni, Gjermania dhe Brukseli, që këto të tre më japin forcën të them që ne jemi në Evropë. Rama nuk ka folur për çështjen ruse, rezolutën s’e kemi parë”, deklaroi avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb