Avokati Spartak Ngjela solli në vëmendje masakrën e diktatorit Enver Hoxha, i cili vrau të gjithë kundërshtarët e tij.


Duke folur për Reformë në Drejtësi, në emisionin “Real Story”, në News 24, avokat Ngjela tha se në kohën e Enver Hoxhës ligji ka qenë skëterrë, ndaj edhe tani rëndësi ka ligji dhe jo gjyqtarët, pasi sipas tij, këta të fundit janë të detyruar të zbatojnë ligjin.


“Shqipëria eksporton punë, jo mall, po ku dini ju. Të gjitha qeveritë kanë qenë dekadente, asnjë vlerë intelektive. Nuk keni njerëz t’iu drejtojë, drejton profesioni. Ne nuk e bëjmë dot shtetin, na e bëjnë aleatët. Reforma në Drejtësi është e vetmja shpresë, se do na eliminojë korrupsionin. Enver Hoxha vrau gjithë kundërshtarët e vet. Pse ndodhi? Drejtësia ka rregullat e veta, ligji ka qenë skëterrë, më thanë, i kam pyetur vetë. Edhe tani, nuk lidhje kush janë gjyqtarët, rëndësi ka ligji”, deklaroi avokati.


Mediu: Janë tre pushtet. Rama ka marrë përsipër të bëjë shtet, por ka shpërfytyruar çdo gjë, si asnjëherë tjetër idenë historike të këtij vendi.
Ngjela: Rama s’ka gjë në dorë, vetëm mund të bëjë marrëveshje me Bashën për të shkatërruar Reformën në Drejtësi.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb