Çdo vit që vjen sigurisht ka shpresa të reja, dëshira për realizime ëndrrash dhe na bën shumë kurioz për të ardhmen që na pret. Duke filluar nga karriera, tek familja dhe mirëqenia, kuriozët me zor presin për çdo vit të lexojnë horoskopin e ri, në mënyrë që të shikojnë se ku do të gjenden pak a shumë.

Këtë herë kemi vendosur që përsa i përket 2017 t’ju zbulojmë se cila do të jetë ngjyra juaj me fat për vitin që vjen. Mos ngurroni të visheni në këtë ngjyrë edhe natën e ndërrimit të viteve, do të sjellë fat!

DASHI

dashi-1-300x200
Ngjyrat e kuqe dhe rozë do të jenë tuajat vitin që vjen. Por mos lini pas edhe jeshilen, të bardhën dhe të verdhën, sepse janë në sferën e fatit për ju. Mendoni që të kuqen ta vishni çdo të martë, do të jetë ogur i mirë!

DEMI

demi-1-300x199
Duke u udhëhequr nga Venusi, Demi do të ketë fat ngjyrën blu, jeshile dhe turkuaz, shkruan “blitz”. Gjithashtu të premteve ju sugjerojmë të visheni me ngjyrë rozë për të kaluar ditë pozitive!

BINJAKËT

binjaket-6-300x169
Udhëhequr nga Mërkuri, vitin që vjen fokusohuni tek e bardha. Gjithashtu edhe ngjyra e argjendit dhe e verdha do të duken mjaft mirë tek ju. Të mërkurave vishuni me jeshile, do të shkëlqeni!

GAFORRJA

gaforrja-1-300x228
Influencuar nga Hëna, shenja juaj do të jetë me fat nëse përdor ngjyrën e perlës dhe jeshilen e ndritshme. Të hënave vishuni me rroba që kanë bazë të bardhën, por mund të jenë ngjyrë pana, kremi apo perle.

LUANI

luani-1-300x201
Duke qenë se ju udhëhiqeni nga Dielli, e kuqja e ndezur dhe portokallia janë ngjyrat tuaja të përhershme. Edhe këtë vit, do të ndiheni mjaft mirë me to. Megjithatë edhe ngjyra e bakrit do të jetë me mjaft fat për ju. Të dielave, ndriçoni me ngjyrë ari!

VIRGJËRESHA
virgjeresha-300x244
Të influencuar nga Mërkuri, ju do të ndiheni komode me ngjyrat e një pjeshke. E kuqe, e verdhë, pak jeshile. Një përzierje e tyre do ju bëjë të dukeni e mahnitshme. Të mërkurave përdorni jeshilen!

PESHORJA
peshorja-1-300x202
Duke qenë se këtë vit do të udhëhiqeni nga Venusi, zgjidhni ngjyra më unike. Bluja mbretërore, si dhe nuancat e lejlasë do ju bëjnë të turbulloni çdokënd që shihni. Të premteve, ndihuni e bukur me të bardhë!

AKREPI
akrepi-300x200
Duke qenë se Marsi është muza juaj, nuancat e kafesë, të kuqes dhe grisë do të jenë tuajat për këtë vit që vjen. Ndihuni më speciale me ngjyrë të kuqe të thellë të martave!

SHIGJETARI

shigjetari-1-300x200
Këtë vit, Shigjetari do të duket mjaft mirë me lejla edhe blu. Megjithatë mund ta thyeni paksa këtë rregull çdo të martë duke veshur të verdhë!

BRICJAPI
bricjapi-1-300x225
Duke u udhëhequr nga Saturni, ju do të ndiheni mirë me nuancat e të zezës, grisë dhe ngjyrat e tokës në përgjithësi. Megjithatë qëndroni bensikë ndaj të zezave kur fjen fjala për të shtunat.

UJORI
ujori-1-300x200
Ujori do të jetë më tepër e prirur ndaj ngjyrave fosforishente. Nëse mundeni, kombinojini ato me të kuqen. Të shtunave qëndroni tek lejlaja!

PESHQIT

peshqit-1-300x200
Lejlaja, turkuazi dhe jeshilja e thellë do të jenë ngjyrat tuaja vitin që vjen. Megjithatë thyejeni rregullin me të verdhë të ndezur çdo të enjte!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: