Majkëll Ngo po shënon rregullisht tashmë dhe golat e tij po kthehen në pikë të çmuara për Tiranën. Sulmuesi anglez shprehet për “Supersport” se bardheblutë nuk kanë asnjë diferencë nga Partizani kryesues apo Kukësi, ndërsa “përkëdhel” dhe trajnerin Mema. Po kthehesh njeriu vendimtar i Tiranës… Jam i kënaqur të ndihmoj skuadrën, të marrim pikë, dhe objektivi ynë është të kapim ekipet para nesh. Nuk e shoh veten si lojtari kryesor, kemi 11 lojtarë në fushë.

Edhe në ndeshjet që nuk shënoj, do mundohem të jap asist. Patët probleme me Memën në fillim, tani gjithçka është sheshuar.

Çfarë ka ndryshuar tani? I dini problemet në pjesën e parë të sezonit, nuk luajta shumë. Ishin kryesisht probleme psikologjike. Tani me trajnerin, ai ka bërë një punë të shkëlqyer, pasi na ka ndryshuar mentalitetin. Unë kisha disa çështje me të, sepse edhe nuk e njihja, por tani e shoh si një person tjetër, nuk është mirë të gjykosh një njeri para kohe. Tani, edhe puna ime që kam bërë, është falë tij.

Më mirë egoist apo altruist?

Unë nuk e shoh veten si egoist, për sa kohë ekipi fiton dhe marrim pikët, nuk më intereson. Pse lëvizni dhe harxhoni energji duke u kthyer nga sulmi poshtë në mesfushë? Sot nuk po luanim me një numër 10 në fushë. Hasani mungonte. Me të kemi një partneritet, dhe nuk kishim lojtarin që bën nisjen e ekipit. Kur nuk e prek topin shumë, ose pres në sulm, unë mërzitem dhe dua të marr në këmbë. Jam i mirë dhe e luaj, e dua të ndihmoj ekipin me pasime.

Çfarë do donit t’i ndryshonit Tiranës në këto momente?

Pse keni një dëshirë të bëni konflikte në fushe me njerëzit? Nuk dua të bëj konflikte me askënd, por është një reagim i imi, nga pasioni për lojën. Mbrojtësit duan të më prekin dhe më godasin edhe pa top, e bëjnë shpesh, dhe kjo më bezdis. Tani kemi më shumë komunikim dhe unitet në fushë, dhe ia dalim të arrijmë më shumë. Më bezdisin dhe është reagim normal. Unë dua të kap ekipet më lart, dua të konkurroj me Partizanin, Skënderbeun e Kukësin se mendoj se jemi të mirë sa duhet për të konkurruar me ta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: