ITALI

Lamtumirë Tander Sauce! Bëhet fjalë për macen më popullore dhe të pasur në rrjet. Ajo njihej me emrin e artit “Grumpy Cat”, apo “Macja e zemëruar”.

Me pamjen e saj turivarur, ajo kishte pushtuar miliona fansa në të gjithë botën, duke u bërë një yll i vërtetë në rrjetet sociale. Macja ishte e prekur nga nanizmi dhe një keqformim i nofullës së poshtme dhe ishte 7 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta është konfirmuar nga pronarët e saj në rrjetet sociale. “Grumpi ngordhi si pasojë e një infeksioni në rrugët urinare. Pavarësisht kurave, ajo nuk mundi t’ia dalë.

Përveçse ishte një pjesëtarë e dashur e familjes sonë, ‘Grumpy Cat’ ka ndihmuar miliona njerëz në të gjithë botën duke i bërë të qeshin. Edhe kur kohët ishin të vështira”, kanë shkruar ata.

Majca kishte 8,5 milionë ndjekës në Facebook, 2, 5 milionë në Instagram, dhe 1, 5 milionë të Twitter dhe pasuaria e saj shkon në 100 milionë dollarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb