TIRANË – Ngricat dhe reshjet e dëborës në vend kanë filluar të krijojnë probleme për qarkullimin në disa akse të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kërkuar vëmendjen e drejtuesve të automjeteve dhe vendosjen e zinxhirëve. Situata në qarqe sot paraqitet e tillë:

Tiranë
Akset : Trau – Antene Dajt, Trau – Qafë Priskë – Shëngjergj dhe Qafë Priskë – Qafë Mollë – Bizë, qarkullohen me zinxhirë për shkak të pranisë së ngricave në rrugë. Eshtë kryer spërkatja me kripë. Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë në akset e Dajtit.

Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan
Aksi Librazhd-Lunik është i hapur dhe qarkullohet normalisht. Segmenti Lunik – Fushë Stude qarkullohet me vështirësi me zinxhirë si pasojë e reshjeve të borës. Segmenti Fushë Stude – Stebleve është i bllokuar. Qarkullimi normal në segmentin Librazhd –Qafë Thanë, megjithë praninë e ngricave. Eshtë spërkatur gjatë orëve të para të mëngjesit. Qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë në këtë aks. Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar për shkak të çedimit prej më shumë se 2.5-3 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan. Po në këtë segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm çedim në një gjatësi 40 ml. Aksi Cërrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Në aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e gurësh në rrugë. Janë marrë masa për pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Në segmentin Librazhd – Lunik nuk ka probleme për qarkullimin. Segmenti Lunik – Fushë Stude qarkullohet me vështirësi me zinxhirë. Eshtë ndërprerë qarkullimi në pikën problematike të aksit Elbasan -Gjinar. Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.

Berat
Në aksin Ura e Pilzës –Corovodë ka rënie gurësh në zonën e shkëmbit të “Selanit”. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të qarkut. Rekomandohet të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e rreshjeve të dendura të këtyre ditëve.

Vlorë
Ka patur reshje bore në Llogora 15-20 cm. Eshtë punuar për pastrimin dhe kriposjen e aksit dhe qarkullimi kryhet normalisht. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje ose prani të ujit në rrugë.

Gjirokastër
Në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Po punohet nga kontraktoret për pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Në aksin Përmet – Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes. Ju lutemi përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë. Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje. Në Valare –Erind- Çajup të përdoren zinxhirë në 3 km e fundit. Kujdes me qarkullimin në Qafën e Muzinës në orët e mbrëmjes.

Korçë
Gjatë orëve të natës temperaturat kanë qënë nën 0 gradë celsius. Eshtë kryer kriposja e akseve dhe po vazhdojnë edhe në këto momente. Rrugët janë të hapura, por në disa akse rekomandohet të përdoren zinxhirat. Po vazhdon puna për normalizimin e situatës. Të gjithë akset janë pastruar dhe është kryer kriposja e akseve. Situata mbahet nën monitorim të vazhdueshëm. Të bëhet kujdes në qarkullim. Për shkak të temperaturave të ulëta, akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë. Mjetet rekomandohen që të mos lëvizin pa zinxhirë, sepse krijojnë probleme në qarkullim, sidomos në Qafë Plloçë dhe në Qafë Thanë. Akset ku qarkullohet me zinxhirë janë, Pogradec – D/Qafë Thanë, K/Liqenas – D/Goricë; Korçë – Ersekë; Ersekë – Carshovë; Korçë – Voskopojë; Korçë – Dardhë.

Kukës
Në Tropojë , Has dhe Kukës ka patur reshje bore që shkon deri në 10 cm. Po punohet për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Përsëri ka patur shembje në aksin Traget – Lekbibaj, që kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim. Për shkak të temperaturave të ulëta ka prezencë ngricash në rrugë. Janë marrë masat për spërkatjen e akseve me kripë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të tregohet kujdes në qarkullim si pasojë e ngricave dhe lagështisë në rrugë.

Dibër
Kohë me temperatura të ulëta. Si pasojë ka prezencë ngricash në rrugë. Janë marrë masat për pastrimin e rrugëve dhe për kriposjen e akseve. Vetëm në segmentin Dragalicë – Steblevë ka patur reshje bore. Të behet kujdes , sepse ka ngrica në rrugë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentet Qafë Dragalicë – Steblevë.

Shkodër
Ka rënie të temperaturave në të gjithë qarkun. Si rezultat ka prani të ngricave në rrugë. Rrugët janë spërkatur të gjitha me kripë. Në aksin Shkodër-Qafë Qele, në Ganjollë, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar.Po punohet për ta bërë rrugën me dy kalime. Të gjithë akset kanë kriposur si pasojë e pranisë së ngricave.

Fier
Gjendja në akset e Fierit është normale. Në kthesën e Visokës në aksin Fier- Ballsh ka rënie dherash në rrugë. Rekomandohet të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të reshjeve dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë
Kohë me vranësira e temperatura të ulëta. Të gjithë akset janë kriposur. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: