Temperaturat ekstreme të ditëve të fundit, të shoqëruara me reshje bore e ngrica në gjithë vendin, kanë sjellë edhe ngrirjen e disa lumenjve në vendin tonë. Pas lumit Drin në Lezhë, lumit Kir dhe liqenit të Shkodrës, radha i ka ardhur Fanit të Madh.

Lumi Fan i Madh ka ngrirë totalisht dhe në zona të caktuara ngrica ka krijuar pista akulli.
Temperaturat nën zero që kanë shoqëruar vendin gjatë këtyre ditëve kanë ngrirë edhe sipërfaqe të mëdha të lumit Kir, në Bashkinë Shkodër dhe disa prej njësive administrative të saj. Për banorët e zonës kjo është një ngjarje e rrallë, pasi prej 32 vitesh nuk mbahet mend një fenomen i tillë.

Po ashtu edhe në Lezhë, ujërat e lumit Drin kanë ngrirë, aq sa mbi shtresën e akullit mund të qëndrojnë edhe njerëzit.

Edhe në një pjesë të lumit Osum në Berat, ka nisur formimi i shtresave të akullit, një fenomen ky i pazakontë sipas banorëve të zonës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: